Fullkrug vendos në “San Siro”, Milani mbetet në ndjekje të Interit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në javën e 21-të të Serie A, Milani vijoi ndjekjen e Interit, duke mundur Leccen 1-0 në “San Siro”.

Kuqezinjtë shënuan me Leao në pjesën e parë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa Falcone mbajti Leccen në lojë me pritje vendimtare pas pushimit. Zgjidhja erdhi nga stoli: Fullkrug, i hedhur në fushë në minutën e 72-të, realizoi me kokë pas krosimit të Saelemaekers.

Ky ishte rezultati i 20-të pozitiv radhazi për Milanin, që rikthehet në -3 nga Interi kryesues. Lecce mbetet në zonën e rënies me 17 pikë, pas dy humbjeve radhazi në “San Siro”.

The post Fullkrug vendos në “San Siro”, Milani mbetet në ndjekje të Interit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: