Flamurtari merr një fitore shprese, vlonjatët ndërrojnë vend me Bylisin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Flamurtari ka arritur një fitore të rëndësishme në sfidën e javës së 20-të të Superiores përballë Bylisit me rezultatin 3-0.

Takimi i luajtur në Vlorë foli vetëm për kuqezinjtë vendas, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 29-të me anë të Urbaez.

Goli i dytë u shënua nga Herald Marku, katër minuta pas startit të pjesës së dytë, ndërsa ishte Maksuti në të 64-tën minutë që vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 të takimit.

Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në vendin e 8-të të renditjes me 18 pikë, duke parakaluar Bylisin dhe dhënë shenja të një rizgjimi, duke intriguer garën për mbijetesë.

The post Flamurtari merr një fitore shprese, vlonjatët ndërrojnë vend me Bylisin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: