Barcelona u ndal në La Liga, duke u mposhtur 2-1 nga Real Sociedad në “Anoeta”, një humbje që e lë vetëm një pikë përpara Real Madridit.
Ndeshja në San Sebastian u shënua nga disa gola dhe një penallti të anuluara në pjesën e parë, përpara se Oyarzabal të zhbllokonte rezultatin në minutën e 32-të. Katalanasit barazuan me Rashford në minutën e 70-të, por Guedes riktheu menjëherë avantazhin për vendasit.
Pavarësisht presionit dhe hyrjes në lojë të Lewandowskit e Cancelos, Barcelona nuk arriti të shmangë humbjen, edhe pse Sociedad mbeti me dhjetë lojtarë në fund. Kjo ishte disfata e parë pas 11 fitoreve radhazi për Barcelonën, ndërsa Real Sociedad u ngjit në vendin e tetë me 24 pikë.
The post La Liga: Real Sociedad mposht Barcelonën dhe rihap garën appeared first on Euronews Albania.
