Sfida e vitit 2026: Red Bull nis nga zero, Vershtapen përballë provës më të vështirë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Red Bull dhe Maks Vershtapen hyjnë në një epokë të re në Formula 1 me projektin e vitit 2026, një sfidë që pritet të vërë në provë dominimin e skuadrës kampione. Pas suksesit dërrmues në epokën e “ground effect”, me tre tituj pilotësh dhe dy konstruktorësh, ekipi përballet tashmë me rregulla të reja dhe një motor të zhvilluar nga vetë Red Bull në bashkëpunim me Ford.

Shefi i ekipit, Laurent Mekies, pranoi se pritshmëritë duhet të jenë realiste, duke theksuar se Red Bull po nis nga zero dhe se vështirësitë janë të pashmangshme. Një sinqeritet që reflekton madhësinë e sfidës, por që njëkohësisht ngre pikëpyetje për të ardhmen e Vershtapenit.

Kampioni holandez kërkon një makinë konkurruese që në start dhe nuk pritet të tolerojë një sezon me probleme, ndërsa figura e tij mbetet qendra e merkatos së pilotëve. Megjithatë, përfundimet do të vijnë vetëm kur makina e re të zbresë në pistë, në një sezon ku rregullat e reja pritet të sjellin surpriza.

The post Sfida e vitit 2026: Red Bull nis nga zero, Vershtapen përballë provës më të vështirë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: