Real Madridi po kalon një sezon të vështirë, brenda dhe jashtë fushës. Rinovimi i stadiumit “Santiago Bernabéu”, me kosto 1.1–1.3 miliardë euro dhe i financuar përmes tre kredive, ka rritur ndjeshëm presionin ekonomik mbi klubin, shkruan L’Equipe.
Në këtë situatë, çdo rezultat është jetik. Varësia nga Kylian Mbappé është e madhe: pavarësisht problemeve të vazhdueshme me gjurin, sulmuesi francez aktivizohet rregullisht, edhe ndaj ekipeve më të dobëta. Kontributi i tij konsiderohet vendimtar, ndërsa mungesa e zgjatur do të kishte pasoja serioze sportive dhe financiare për klubin.
The post Real Madrid nën presion financiar, Mbappé i detyruar të luajë appeared first on Euronews Albania.
