Autoritetet serbe e kanë liruar nga paraburgimi shtetasin e Kosovës, Hazir Haziri – rreth katër muaj pasi e kishin arrestuar nën dyshimin për krime lufte – njoftoi të mërkurën avokati Arianit Koci.
Haziri ishte arrestuar më 8 shtator në pikën kufitare në Merdare dhe prej atëherë ishte mbajtur në paraburgim në Serbi.
Lirimi i Hazirit “konfirmon se arrestimi ka qenë i pabazuar dhe i ngritur mbi pretendime të pambështetura në fakte”, tha avokati Koci, i cili ka qenë i angazhuar në rastin e tij.
“Rasti nënvizon domosdoshmërinë që qytetarët e Kosovës të kenë mbështetje të menjëhershme juridike sa herë që përballen me ndalime të padrejta jashtë vendit”, shkroi Koci në Facebook.
Ai shtoi se gjendja shëndetësore e Hazirit është e mirë.
The post Serbia liron shtetasin e Kosovës, i dyshuar për krime lufte appeared first on Euronews Albania.
