Mbi 3.500 sportistë pritet të zbarkojnë në Kosovë për Lojërat Mesdhetare

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Prishtina do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030, edicioni i XXI-të i këtij kompeticioni shumëdisiplinor, që do të zhvillohet nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë mbi 3.500 sportistë nga 26 shtete të rajonit mesdhetar, duke garuar në 33 sporte të ndryshme, ndërsa një pjesë e disiplinave ujore, konkretisht garat e lundrimit, do të zhvillohen në Durrës të Shqipërisë.

E drejta e organizimit iu dha Prishtinës më 8 shtator 2023, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare në Heraklion të Greqisë. Kandidatura e Kosovës fitoi mbështetje të gjerë, duke shënuar një moment historik për shtetin, i cili për herë të parë do të organizojë një ngjarje kaq të madhe sportive ndërkombëtare, që nga anëtarësimi në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014.

The post Mbi 3.500 sportistë pritet të zbarkojnë në Kosovë për Lojërat Mesdhetare appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: