Real Madrid në krye të klubeve më fitimprurëse në Evropë, asnjë ekip italian në dhjetëshe

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sezoni 2024-2025 nuk ishte më i miri nga ana sportive për Reali i Madridit, por kjo nuk e ndaloi klubin spanjoll të përfitonte shuma marramendëse parash. Ekipi i udhëhequr nga presidenti Florentino Perez ka deklaruar se gjatë sezonit ka arkëtuar afro 1.2 miliardë euro, konkretisht 1.16 miliardë – një shifër rekord për futbollin evropian.

Galaktikët, me stadiumin e ri dhe një sërë risish për tifozët, marketing dhe përfitime të tjera, udhëheqin renditjen e klubeve sipas të ardhurave, ndërsa në podium qëndrojnë Barcelona dhe Bayern. Klubi katalanas ka regjistruar 975 milionë euro fitime, ndërsa bavarezët 861 milionë, duke u konsideruar gjithashtu si një nga ekipet me bilanc të shëndetshëm ekonomik.

Ajo që bie në sy është se mes 10 klubeve më fitimprurëse nuk ka asnjë italiane, ndërsa gjenden 6 britanike dhe PSG nga Franca, e cila ka pasur një sezon mbresëlënës.

Edhe pse Inter avancoi në finalen e Champions League dhe mbylli një sezon relativisht pozitiv, fitimet e tij nuk kalojnë 538 milionë euro, ende më të larta se ato të klubeve të tjera italiane. Një ndikim të drejtpërdrejt ka pasur politika e klubeve për të afruar tifozët në stadium, edhe kur nuk ka ndeshje, si dhe organizimi i eventeve të tjera, që duket se ka rezultuar efikase.

The post Real Madrid në krye të klubeve më fitimprurëse në Evropë, asnjë ekip italian në dhjetëshe appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: