Sulm me bombë në një diskotekë, arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë në Greqi: Na paguan

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Dy vëllezër nga Shqipëria janë arrestuar nga autoritetet greke lidhur me sulmin me bombë të regjistruar tetorin e 2025-es në një diskotekë. Pas arrestimit, ata pranuan veprimet e tyre. Njëri prej tyre tha se ishte paguar për sulmin, megjithatë refuzoi të përmendte personat që e kishin pagur nga frika për jetën e tij.

Lidhur me shpërthimin, ai përshkroi se si mbërriti në vendngjarje me vëllain e tij duke përdorur një makinë të marrë hua. Ata dolën nga mjeti dhe e lanë përpara derës së diskotekës.

Kur u larguan prej saj, ai shtypi një buton që kishte me vete dhe ndodhi shpërthimi. Si 40-vjeçari ashtu edhe vëllai i tij 32-vjeçar kanë qenë në shënjestër të policisë për vepra të ndryshme penale.

40-vjeçari, përveç urdhër-arrestit në fuqi kundër tij, ai akuzohet për vjedhje në kuadër të një bande, sjellje të pahijshme, tentativë grabitjeje në kuadër të një organizate kriminale, falsifikim, si dhe për shkelje të ligjit për të huajt dhe ligjit për armët. Vëllai i tij akuzohet për vjedhje, mashtrim, kërcënime dhe fyerje.

The post Sulm me bombë në një diskotekë, arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë në Greqi: Na paguan appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: