Flamurtari në basketboll për femra ka fituar ndaj Tiranës mbrëmjen e kësaj të dielë me rezultatin 80–51, duke siguruar matematikisht pjesëmarrjen në play-off-in e kampionatit dhe duke vijuar luftën për titullin kampion.
Ndeshja u dominua totalisht nga vajzat vlonjate, të cilat që nga minuta e parë e deri në fund diktuan ritmin e lojës, duke mos i lënë asnjë hapësirë rivalëve kryesorë. Me një lojë të organizuar, agresive dhe efikase në sulm, Flamurtari krijoi gradualisht një diferencë të madhe pikësh, që u thellua deri në fund të takimit.
Kjo fitore e rëndësishme konfirmon formën e shkëlqyer të skuadrës dhe ambiciet e saj për të shkuar deri në fund në garën për titullin kampion.
The post Basketboll për femra, Flamurtari dominon Tiranën 80–51 dhe shkon në play-off appeared first on Euronews Albania.
