Ndaj Napolit ishte një ndër performancat më të arrira sezonale për Juventusin që mori një fitore të jashtëzakonshme në shtëpi. Sfidë në fjalë përfundoi në shifrat 3-0 me një dominim të zonjës, e cila u tregua cinike dhe pragmatiste në momentet e duhura.
Një pjesë e parë e luajtur mjaft mirë dhe e mbyllur me avantazh minimal për Juventusin pas golit të David. Në pjesën e dytë Yildiz dyfishoi e pas tij Kostic vulosi fitoren me një gol fantastik, pas një gjuajtje të saktë nga distance me topin që përfundoi në rrjetën e Meret.
42 pikë për të besuarit e Luciano Spallettit që fitoi drejtpërdrejt ndaj një kundërshtari si Antonio Conte, duke i dhënë një leksion sidomos në aspektin taktik, megjithatë kundërshtari vinte me shumë mungesa.
Në mbrëmje, Milani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Romës. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në të dytën De Winter kaloi përpara kuqezinjtë, por baraspesha u kthye në minutën e 74’, ku Pellegrini shndërroi në gol një 11 metërsh. Minutat në vijim sollën raste, por jo gola, teksa nga kjo ndalesë përfiton Interi që vijon i qetë në krye me 52 pikë, 5 më tepër se Milani i vendit të dytë.
The post Juventus shkëlqen ndaj Napolit, i shënon 3 gola kampionëve appeared first on Euronews Albania.
