Pamje nga greva e kamionistëve në Maqedoninë e Veriut: Ja cilët kamionë lejohen të kalojnë në kufi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pas njoftimit dy ditor për mbajtjen e një greve për këtë të hënë në pikën kufitare Qafë Thanë kufi me Maqedoninë, sapo ka nisur. Sipas raportimeve, asnjë kamino nuk lejohet të hyjë dhe të dalë me përjashtim të atyre që transportojnë ilaçe, kafshë të gjalla, muncione apo armë.

Kjo grevë vjen nga kamionistët e 4 shteteve nga Maqedonia, Mal i Zi, Bosnjë dhe Serbi për kufizimet ditore të kamionistëve në vendet e zonës shengen.

Pavarësisht grevës së njoftuar nga shoqata e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut për pezullimin e qarkullimit të mallrave në disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, në doganën e Qafë Thanës ka pasur hyrje të pakta nga Maqedonia e Veriut të kamionëve dhe mjeteve të tjera të transportit të mallrave deri në orë 12:00, pas kësaj ore lëvizjet janë bllokuar. Kamionët kanë kryer veprimet në të dyja doganat dhe më pas i janë nënshtruar kontrollit në skaner.

The post Pamje nga greva e kamionistëve në Maqedoninë e Veriut: Ja cilët kamionë lejohen të kalojnë në kufi appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: