Liverpool vë në provë trajnerin Slot, e “kërcënon” me Alonson

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një shkarkim i mundshëm i Arne Slot nga stoli i Liverpool nuk do të ishte diçka e papritur nëse ndodh nga momenti në moment, pasi holandezi nuk po i bind më drejtuesit e të kuqve.

Pavarësisht fitores së titullit sezonin e shkuar, skuadra nuk ka qenë më e njëjta kjo dhe pas merkatos së zhvilluar, për të cilën dritën jeshile e ka dhënë dhe tekniku aktual, por këto lëvizje e kanë dobësuar organikën e kampionëve.

Arne Slot është në provë serioze tani dhe në rast se regjistron rezultate pozitive atëherë do të duhet të ndërpresë aventurën në Anfield, ndërsa vendi i tij me shumë gjasa do t’i besohet Xabi Alonsos. Sipas asaj që raportohet në Britani, drejtuesit e Liverpool janë në bisedime të vazhdueshme me spanjollin që pas momentin kur ai u shkarkuar nga Real Madrid. Ai është asi nën mëngë i drejtuesve në rast të largimit të Slot.

Në këtë mënyrë i bëhet presion teknikut aktual, ku nëse nuk e bën si duhet punën e tij, atëherë do të zëvendësohet menjëherë. Në 23 javë Lvierpool ka grumbulluar 36 pikë, ndërsa e sheh veten 14 pikë larg kreut që mbahet nga Arsenal.

The post Liverpool vë në provë trajnerin Slot, e “kërcënon” me Alonson appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: