Shpërthim në një fabrikë në Greqi, humbin jetën 3 gra, 2 rezultojnë të zhdukura

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Tre gra humbën jetën në zjarrin e madh që shpërtheu herët të hënën në mëngjes në fabrikën e njohur të biskotave “Violanta” në Trikala, në Greqi.

Zjarri shpërtheu pak para orës 4:00 të mëngjesit dhe dogji një krah të fabrikës. Më herët, ndodhi një shpërthim i fuqishëm, shkruajnë mediat greke.

Sipas informacioneve, pesë punëtore femra ndodheshin në vendin e shpërthimit.

Tre janë gjetur të vdekura, ndërsa dy të tjerat rezultojnë të zhdukura.

Pesë punëtorë të tjerë dhe një zjarrfikës u dërguan në spital. Sipas informacioneve, të gjithë të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

The post Shpërthim në një fabrikë në Greqi, humbin jetën 3 gra, 2 rezultojnë të zhdukura appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: