Kristjan Asllani ende pa skuadër, Ramadani pritet të rinovojë me Leçen

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Futbollistët e kombëtares shqiptare po kalojnë një moment jo dhe aq pozitiv, ku një pjesë e tyre nuk kanë minuta, edhe pse pas dy muajsh luhet ndeshja e play-off-it përballë Polonisë. Një prej tyre është Kristjan Asllani, ndër më kycët në formacionin e Sylvinhos, i cili ende është pa ekip. Zyrtarisht te Torino, por jashtë çdo plani të ekipit italian, ai ka refuzuar disa oferta, e fundit nga Turqia, ku bëhej fjalë për Besiktas.

Së fundmi, në mediat italiane është raportuar se bisedimet kanë rinisur me Genoan, skuadër që më herët 23-vjeçari i tha “jo” për shkak të pagës, e cila ishte jo ajo e duhura. Në një situatë ku mund të mbetet pa skuadër dhe pa minuta deri në fund të sezonit, Asllani ndoshta do të duhet të pranojë një zgjidhje të paktën 6-mujore.

Situata është krejt ndryshe për Ramadanin, i cili duket i lumtur te Leçe dhe ka vendosur të rinovojë kontratën. Sipas “Tuttomercato”, Ramadani do të jetë pjesë e ekipit edhe për një vit. Rey Manaj po ashtu është në një situatë të çuditshme, duke qenë në kërkim të një skuadre të re.

The post Kristjan Asllani ende pa skuadër, Ramadani pritet të rinovojë me Leçen appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: