Valentino Murataj ka mbyllur bashkëpunimin me Flamurtarin dhe është gati të nisë një aventurë të re në Superligë.
Mesfushori 29-vjeçar ndodhet në bisedime me Partizanin, klubin ku ka fituar trofe dhe ka qenë një nga protagonistët kryesorë në vitet e fundit.
Sipas asaj që raporton “Kubi Sportiv”, interes për shërbimet e Muratajt kanë shfaqur edhe skuadra të tjera të Superiores, ndërsa lojtari po shqyrton me kujdes të gjitha ofertat.
Partizani mbetet dëshira kryesore e mesfushorit, skuadër ku ai ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Megjithatë, një ofertë më e favorshme në aspektin financiar mund ta bëjë Muratajn të rishikojë vendimin e tij.
The post Murataj e mbyll me Flamurtarin! Okazion në merkato, Partizani në sulm appeared first on Euronews Albania.
