Talenti i Shpresave, Elton Fikaj, firmos me Piast Gliwice në Poloni

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Elton Fikaj ka vendosur të mbyllë aventurën e tij në Greqi për të nisur një kapitull të ri në kampionatin polak. Mbrojtësi 20-vjeçar ka firmosur me Piast Gliwice, që ka siguruar kartonin e tij nga Panathinaikos.

Klubi grek ka ruajtur një përqindje të kartonit të lojtarit në rast të një transferimi të ardhshëm, ndërsa Fikaj ka nënshkruar një kontratë afatgjatë që do ta mbajë të lidhur me Piast deri në vitin 2028.

Pjesë e Kombëtares U-21, Fikaj aktivizohet kryesisht në krahun e majtë të mbrojtjes dhe shpesh është krahasuar me Mario Mitajn, ndërsa mund të luajë edhe në qendër të repartit difensiv. Kjo lëvizje pritet t’i japë më shumë hapësira dhe minuta në fushë në krahasim me periudhën e tij në Greqi.

Gjatë qëndrimit te Panathinaikos, Fikaj regjistroi pesë paraqitje me ekipin e parë, pa arritur të konsolidojë një rol të rregullt në formacion.

Piast Gliwice ka shfaqur entuziazëm për afrimin e talentit shqiptar, duke publikuar edhe një video prezantuese në kanalet zyrtare të klubit. Aktualisht, skuadra polake renditet në vendin e 18-të në klasifikim, në kuotë të barabartë pikësh me Lodz-in e Shehut, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

The post Talenti i Shpresave, Elton Fikaj, firmos me Piast Gliwice në Poloni appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: