Agjentët e Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së, ICE do të vendosen në Itali për Lojërat Olimpike Dimërore i cili zhvillohet më 6-22 shkurt. Sipas njoftimit gjatë Lojërave Olimpike, ICE do të mbështesë Shërbimin e Sigurisë Diplomatike të Departamentit të Shtetit dhe vendin pritës për të vlerësuar dhe zbutur rreziqet që lidhen me organizatat kriminale.
Prania e mundshme e agjentëve të ICE-së në Lojërat Olimpike Dimërore ka shkaktuar polemika në Itali pas vrasjeve të dy qytetarëve amerikanë në Minneapolis.
Autoritetet italiane fillimisht mohuan praninë e agjentëve të ICE-së, por më pas u përpoqën ta minimizojnë rolin e tyre duke pretenduar se ata do të ishin të përfshirë në mbrojtjen e sigurisë së ekipit amerikan.
Ministri i Brendshëm italian Matteo Piandendozi theksoi se ICE nuk do të kryejë operacione në Itali, sepse menaxhimi i rendit publik, imigracionit dhe sigurisë i përket forcave italiane policore.
Ligjvënës aktualë dhe ish-ligjvënës i kanë kërkuar kryeministres italiane Giorgia Meloni të ndërhyjë për të bllokuar praninë e agjentëve pas dy të shtënave fatale gjatë një operacioni kundër imigracionit në Minneapolis.
Ish-kryeministri italian Giuseppe Conte i kërkoi qeverisë së vendit të vendosë kufijtë e vet dhe “të marrë vendime të qarta.
“Pas dhunës në rrugë dhe vrasjeve në SHBA, tani mësojmë nga zëdhënësi i tyre se agjentët e ICE do të vijnë në Itali për të garantuar sigurinë në Lojërat Olimpike Milano-Cortina”, shkroi Conte në X të martën, duke iu referuar raportimeve që citojnë ICE në mediat italiane.
“Nuk mund ta lejojmë këtë. Qeveria jonë u përpoq ta minimizonte situatën, por këto deklarata të fundit flasin qartë për vendosmërinë e ICE-së për të ardhur dhe për të siguruar ‘sigurinë’ edhe në Itali. Mjaft me përkuljen”, shtoi Conte.
Kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, deklaroi se autoritetet nuk kanë nevojë për ICE për të zbatuar sigurinë në Lojërat Olimpike, duke theksuar se ata nuk janë të mirëpritur në Milano.
The post Agjentët amerikanë të ICE do të mbështesin sigurinë në Lojërat Olimpike Dimërore, reagime të shumta në Itali appeared first on Euronews Albania.
