Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të hapë punimet e sesionit të 81-të më 8 shtator. Përfaqësues politikë nga të gjithë bota do të mblidhen në Nju Jork, ku mes tyre pritet të ketë edhe nga Kosova. Nga Qeveria e Kosovës nuk treguan për KosovaPres,s nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të udhëtojë në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën. Megjithatë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare theksojnë nevojën që Kosova të përfaqësohet nga institucione të formuara dhe me mandat të plotë.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se për Kosovën është veçanërisht e rëndësishme të ketë përfaqësues me legjitimitet të plotë, duke pasur parasysh edhe faktin se vendi nuk është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, porse takimet mund të mbahen në margjina të Asamblesë, shkruan KosovaPress,

Sipas tij, përfaqësimi nga ushtrues detyre i institucioneve kryesore, mund ta dobësojë pozitën e Kosovës në takimet ndërkombëtare.

Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e reja pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. Kjo situatë, sipas ish-diplomatit Blerim Canaj, mund të paraqesë problem edhe për mënyrën se si vendi përfaqësohet në arenën ndërkombëtare.

Canaj vlerëson se përfaqësimi i Kosovës në një forum si Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, nga persona që ushtrojnë detyrën dhe në mungesë të një Kuvendi funksional, e dobëson legjitimitetin institucional të vendit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në të njëjtën cilësi kishte udhëtuar edhe vitin e kaluar në SHBA, ku kishte zhvilluar një sërë takimesh bilaterale në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Krahas Kurtit, prezent ishte edhe ish-presidentja Vjosa Osmani.

The post Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së? appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: