Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një person është arrestuar në Zubin-Potok për krime lufte. Arrestimi, sipas Policisë, është bërë në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin për krime lufte në Zubin-Potok.

R.K. është arrestuar nën dyshim për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe është ndaluar për 48 orë.

Brenda afatit ligjor të përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale, PSRK- ja do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa, në koordinim me hetuesit policorë, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Gjatë muajit të kaluar në tri fshatra të Zubin-Potokut janë gjetur eshtrat e të paktën 23 personave nga lufta e fundit në Kosovë. Lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit.

Në Kosovë konsiderohen të zhdukur edhe rreth 1 mijë e 560 persona nga lufta e fundit.

The post Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: