Një aeroplan transporti ushtarak i Katarit që transportonte personel sigurie për të përforcuar masat në Lojërat Olimpike Dimërore u përplas me një shtyllë ndriçimi të dielën, ndërsa po ulej në aeroportin Malpensa të Milanos.
Avioni katarian C-17 Globemaster II goditi lehtë shtyllën e ndriçimit gjatë fazës së uljes. Pavarësisht incidentit, një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje u mbajt në aeroport me pjesëmarrjen e ambasadorit të Katarit në Itali dhe zyrtarëve vendas.
Aeroplani mbante 104 anëtarë të forcave elitare të sigurisë së Katarit, si dhe automjete të rënda. Ministria e Brendshme italiane tha se forcat e sigurisë së Katarit do të kenë një rol kryesisht edukativ. “Katari është një partner themelor në planin e sigurisë dhe çdo interpretim negativ i marrëveshjes është i pabazuar”, shtoi ministria.
Qeveria italiane ka vendosur rreth 6,000 oficerë policie nga forca të ndryshme, me ndihmën e personelit të Katarit dhe oficerëve të ICE-së, në përgatitje për lojërat.
The post Aeroplani i Katarit godet dritat e aeroportit të Milanos gjatë uljes appeared first on Euronews Albania.
