Kurti nderon dëshmorët e Rogovës, Godenit dhe Bishtazhit: Nderim të gjithë martirëve të lirisë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të enjte ka zhvilluar homazhe në nder të 30 shqiptarëve të vrarë nga serbët në Rogovë të Hasit, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës. Kurti rikujtoi masakrën e janarit të vitit 1999.

Ai thekson se ata ranë duke mbrojtur popullatën civile, ndërsa nëntë civilë u ekzekutuan pa mëshirë.

“Medaljoni i kujtesës që zbuluam sot për Ilir Merturin është shenjë e respektit shtetëror për flijimin e tij dhe e angazhimit tonë për të vërtetën historike. Është gjithashtu kujtesë që na thërret çdo ditë, që ta mbajmë Kosovën ashtu siç e deshën ata: të lirë, të zhvilluar e të përparuar, të denjë për sakrificën e tyre”, shkruan Kurti.

Ai theksoi se nderon të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe riafirmoi zotimin për dinjitet qytetar, drejtësi shoqërore dhe paqe të sigurt në Kosovë.

“Lavdi dëshmorëve Merturi, Gashi dhe Avdyli, dhe të gjithë dëshmorëve të të gjitha epokave të kombit shqiptar! Nderim të gjithë martirëve të lirisë”, shtoi Kurti.

The post Kurti nderon dëshmorët e Rogovës, Godenit dhe Bishtazhit: Nderim të gjithë martirëve të lirisë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: