Dy nga tre të plagosurit në aksidentin që vrau 7 tifozë të PAOK-ut që mbërritën në Selanik nga Rumania me një fluturim të posaçëm. Një aeroplan i posaçëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë ka kryer transportimin e tyre.
I mbijetuari i tretë, tifozi 20-vjeçar i plagosur rëndë, iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale dhe do të mbetet në spitalin rumun për disa ditët në vijim pasi gjendja e tij shëndetësore nuk e lejon të udhëtojë.
7 trupat e tifozëve të PAOK-ut u kthyen në Selanik me një fluturim special C-130 të Forcave Ajrore greke. Tifogrupet e PAOK do t’i shoqërojnë trupat e pajetë deri në stadiumin “Toumba”, duke marshuar me motoçikleta. Gjatë ditës së sotme njerëz të të gjitha moshave kanë kryer homazhe në stadiumin e PAOK duke vendosur qirinj dhe lule.
The post Viktimat dhe dy tifozët e plagosur të PAOK mbërrijnë në Selanik, i riu i nënshtrohet një operacioni në Rumani appeared first on Euronews Albania.
