Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të regjistruar pasditen e së enjtes në Itali. Aksidenti ndodhi në zonën e Cuneos, në Savigliano. Makina tip “Jeep Avengers” më të cilën udhëtonin dy të rinjtë dhe një person të tretë u përplas ballë për ballë me një kamion.
Viktimat janë rreth të njëzetave ndërsa nga kjo ngjarje janë plagosur edhe dy persona të tjerë. Ata po marrin ndihmë mjekësore në spitalet në Savigliano dhe Cuneo.
Dy viktimat u nxorën nga automjeti nga shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit. Rruga ishte e mbyllur për trafikun për një kohë të gjatë për të lejuar operacionet e shpëtimit dhe hetimet nga forcat e rendit, të cilët po punojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
The post Aksident i rëndë në Itali, makina përplaset me kamionin! Humbin jetën dy të rinj shqiptarë appeared first on Euronews Albania.
