Champions League mbrëmjen e së mërkurës ka dhuruar plot surpriza dhe emocione. Një miks emocionesh ka përjetuar edhe një tifoz i Marsejës i cili është bërë viral për reagimin e tij pas golit të Benficës kundër Real Madridit.
Mohamed Eni-n, YouTuber- in e famshëm franko-algjerian dhe tifoz të Marsejës shkatërroi televizorit në momentin që Benfica shënoi golin e katërt dhe vendimtar për të mos u eliminuar nga kompeticioni.
E gjitha ndodhi në minutën e 98-të të ndeshjes kur portieri portugez, Anatoly Trubin, doli në fushë dhe shënoi për rezultatin përfundimtar 4-2, ky rezultat vulosi përfundimisht eliminimin e Marsejës nga faza eliminatore.
Videoja e shkatërrimit të televizorit nuk vonoi shumë të bëhej virale në rrjetet sociale, duke mbledhur miliona shikime brenda pak orësh.
The post VIDEO/ Tifozi i Marsejës thyen televizorin pas golit vendimtar të Benficës, reagimi i tij bëhet viral appeared first on Euronews Albania.
