Të enjten u mbyll faza e ligës së Europa League, ku u konfirmuan 8 skuadrat që avancojnë direkt në 1/16 e finaleve, si dhe dhe 16 të tjera që do të garojnë në raundin e play-off.
Lyon dhe Aston Villa përfunduan në krye të grupeve me nga 21 pikë secila, ndërsa biletën për në 1/8-at e siguruan gjithashtu Midtjylland, Porto, Real Betis, Braga, Freiburg dhe Roma, e cila barazoi 1-1 kundër Panathinaikos në Athinë me golin e të riut Jan Ziolkowski.
Francezët fituan ndaj Paokut 4-2 në javën e fundit, me një minutë heshtje në nder të tifozëve grekë që humbën jetën në aksidentin tragjik ndërsa Aston Villa mposhti Salzburgun 3-2.
Skuadrat që do të përballen në raundin e play-off janë Genk, Bologna, Stuttgart, Ferencvaros, Nottingham, Viktoria Plzen, Crvena zvezda, Celta Vigo, PAOK, Lille, Fenerbahce, Panathinaikos, Celtic, Ludogorets, Dinamo Zagreb dhe Brann, me shortin që do të hidhet nesër në orën 13:00 në Nyon të Zvicrës.
Ndërkohë, disa klube si Basel, Feyenoord, Nice dhe Rangers u eliminuan dhe nuk do të vazhdojnë më në këtë sezon të Europa League.
Rezultatet (29 janar 2026)
- Aston Villa 3-2 Salzburg
- Basel 0-1 Plzen
- Betis 2-1 Feyenoord
- Celtic 4-2 Utrecht
- Crvena zvezda 1-1 Celta Vigo
- Porto 3-1 Rangers
- FCSB 1-1 Fenerbahce
- G.A. Eagles 0-0 Braga
- Genk 2-1 Malmo FF
- Lille 1-0 Freiburg
- Ludogorets 1-0 Nice
- Lyon 4-2 PAOK
- Macabi Tel Aviv 0-3 Bologna
- Midtjylland 2-0 Dinamo Zagreb
- Nottingham 4-0 Ferencvaros
- Panathinaikos 1-1 Roma
- Sturm Graz 1-0 Brann
- Stuttgart 3-2 Young Boys
The post Përfundon faza e grupeve e Europa League, Roma siguron 1/8-at appeared first on Euronews Albania.
