Shushica e Elbasanit pa energji elektrike, preken rreth 10 mijë banorë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Rreth 10 mijë banorë të fshatit Shushicë në Elbasan, vijojnë të jenë pa energji elektrike si pasojë e motit të keq. Energjia është ndërprerë që ditën e djeshme duke lënë fshatrat e zonës në errësirë totale. Sipas informacioneve paraprake, shkak i ndërprerjes është bërë moti i përkeqësuar, ndërsa grupet e OSHEE-së ndodhen në terren për identifikimin e defekteve dhe rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

Banorët e fshatit Shushicë shprehen se po përballen me vështirësi të mëdha, sidomos të moshuarit apo personat me nevoja të veçanta. Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse për një zgjidhje të menjëhershme, si dhe për marrjen e masave afatgjata për të mbilizuar problemin

gijotina.com/

The post Shushica e Elbasanit pa energji elektrike, preken rreth 10 mijë banorë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: