Një dramë e fortë familjare që të mban pezull përmes ritmit dinamik, vijon të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar.
Shfaqja “Deti i Thellë Blu” trajton historinë e Ester, gruas së një gjyqtari britanik, e cila braktis jetën e saj për dashurinë e një piloti. Pavarësisht shpresave për një jetë të re, Ester gjen veten në një betejë për të mbijetuar dhe për të kuptuar veten e saj.
Vepra e autorit britanik Terence Rattigan vjen nën vizionin regjisorial të Rovena Lules dhe nën interpretimit brilant të aktorëve Olta Daku, Alfred Trebicka, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi dhe Florian Agalliu.
Kjo dramë rrëqethëse për dashurinë e pakthyeshme dhe humbjen personale do të vijojë të ngjitet në skenë deri më 1 shkurt.
The post “Deti i Thellë Blu”, ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar drama familjare mbi dashurinë dhe humbjen appeared first on Euronews Albania.
