Bruce Springsteen, i shoqëruar nga ish-gitarristi i grupit Rage Against the Machine, Tom Morello, ka performuar në një koncert bamirësie në Minneapolis, i organizuar për të mbështetur familjet e Renee Good dhe Alex Pretti.
Gjatë eventit, Tom Morello u bëri thirrje të pranishmëve të bashkohen me protestat mbarëkombëtare kundër ICE (Immigration and Customs Enforcement), ndërsa koncerti u shoqërua me mesazhe të forta politike dhe sociale.
Ndërkohë, Springsteen i ka dedikuar edhe një këngë protestave në Minneapolis. Kënga, e titulluar “Streets Of Minneapolis”, është publikuar në YouTube dy ditë më parë dhe trajton tensionet sociale dhe reagimet qytetare që kanë përfshirë qytetin.
The post Bruce Springsteen, një nga këngëtarët më me ndikim në muzikën botërore, i kushton këngë protestave në Minneapolis appeared first on Euronews Albania.
