Pas një starti të vështirë të sezonit dhe një dëmtimi të rëndë, Ciro Immobile mund të largohet nga Bolonja që në afatin kalimtar të janarit. Sipas Fabrizio Romano, kanë nisur negociatat konkrete për transferimin e tij, me Paris FC si klubin më të interesuar.
Bologna dhe skuadra franceze thuhet se kanë arritur një marrëveshje bazë, dhe transferimi mund të përfundojë shumë shpejt. Immobile, i cili sapo kishte mbërritur në Emilia, ka regjistruar vetëm nëntë paraqitje pa gola dhe asiste, të ndikuara edhe nga konkurrenca e fortë nga Castro dhe Dallinga.
The post Ciro Immobile pranë largimit nga Bolonja dhe Serie A në janar appeared first on Euronews Albania.
