Jack Grealish humb pjesën tjetër të sezonit për Evertonin pas frakturës në këmbë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Futbollisti i Evertonit, Jack Grealish, nuk do të luajë më për pjesën e mbetur të sezonit në Premier League për shkak të një frakture në këmbë, njoftoi trajneri David Moyes. Lëndimi mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale, duke vënë në dyshim edhe pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës 2026.

30-vjeçari u lëndua më 18 janar gjatë fitores 1-0 kundër Aston Villas dhe që atëherë nuk ka luajtur. Për Evertonin, ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 22 ndeshje. Grealish u huazua verën e kaluar nga Manchester City, ku fitoi shtatë trofe, përfshirë tri tituj të Premier Ligës dhe një Ligë të Kampionëve.

Lëndimi i tij vjen ndërkohë që sulmuesi përpiqej të rifitonte vendin te kombëtarja e Anglisë, ku ka regjistruar 39 ndeshje dhe katër gola, duke qenë nënkampion në Euro 2020.

The post Jack Grealish humb pjesën tjetër të sezonit për Evertonin pas frakturës në këmbë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: