Fitorja e pestë radhazi, Vllaznia mposht Teutën dhe ruan kreun e Superligës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Vllaznia po kalon një formë fantastike në Superligë, duke udhëhequr renditjen me 42 pikë, tre më shumë se ndjekësi më i afërt, Elbasani.

Të dielën, shkodranët fituan në transfertë ndaj Teutës 1-0, me golin e shënuar në minutat e para nga Esat Mala. Në pjesën tjetër të takimit, rezultati mbeti i pandryshuar, pavarësisht tentativave nga të dyja ekipet.

Ky ishte triumfi i pestë radhazi për Vllazninë, pas fitoreve ndaj Egnatias, Dinamos dhe Partizanit, duke e bërë fillimin e vitit 2026 shumë pozitiv për ekipin e drejtuar nga Edi Martini. Sfida e fundit pa fitore për shkodranët ishte ndaj Tiranës në transfertë, ku dolën barazim 1-1.

Në javën e 22-të të Superligës, Tirana gjithashtu arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Egnatias në “Egnatia Arena”, duke ngjitur bardheblutë në vendin e nëntë me 20 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të tetë.

Takimet e tjera të javës u mbyllën me barazime: Vora dhe Flamurtari 0-0, Partizani dhe AF Elbasani 2-2, ndërsa Dinamo City dhe Bylisi ndanë nga një pikë pas një takimi të fortë pa gola në “Air Albania”.

The post Fitorja e pestë radhazi, Vllaznia mposht Teutën dhe ruan kreun e Superligës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: