André-Pierre Gignac mori kartonin e parë të kuq në karrierën e tij mbi 20-vjeçare gjatë ndeshjes mes Tigres dhe León. Sulmuesi francez 40-vjeçar u ndëshkua në minutën e 97-të pasi goditi me bërryl kilianin Echeverria dhe më pas protestoi ashpër ndaj arbitrit.
Pamjet e incidentit u bënë shpejt virale, ndërsa Gignac rrezikon një pezullim deri në tre ndeshje. Kartoni i kuq erdhi pesë muaj pas rikthimit të tij në fushë, duke i dhënë fund statusit të tij si një nga lojtarët e rrallë që nuk ishte ndëshkuar kurrë me të kuq.
The post Gignac ndëshkohet për herë të parë me karton të kuq në karrierë appeared first on Euronews Albania.
