Mateta mes Milanit dhe Juventusit, merkatoja vendos në orët e fundit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Afati kalimtar i janarit 2026 po mbyllet me një telenovelë të vërtetë: Jean-Philippe Mateta. Sulmuesi i Crystal Palace ishte shumë pranë kalimit te AC Milan, por dyshimet mbi gjendjen e gjurit të tij kanë bërë që kuqezinjtë të tërhiqen nga marrëveshja pas testeve shtesë mjekësore.

Në këtë situatë ka hyrë sërish Juventusi, i cili po përpiqet të përfitojë nga hezitimi i Milanit, duke ofruar kushte të ndryshme për klubin anglez. Sipas Sky Sport, bardhezinjtë kanë kërkuar informacione të reja dhe kanë propozuar një huazim me detyrim blerjeje mbi 30 milionë euro.

Megjithatë, koha është kundër Juventusit: vetëm pak orë nga mbyllja e merkatos, një operacion i tillë duket i vështirë për t’u finalizuar. Mateta, titullar në të 23 ndeshjet e Premier League këtë sezon, po përballet me probleme në gju dhe nuk përjashtohet as një ndërhyrje kirurgjikale.

E ardhmja e francezit mbetet e paqartë, me çdo skenar ende të hapur, ndërsa dita e fundit e merkatos premton tension dhe surpriza.

The post Mateta mes Milanit dhe Juventusit, merkatoja vendos në orët e fundit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: