Sulmuesi shqiptar Gruda rikthehet në Bundesligë, firmos me ekipin e Leipzig

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sulmuesi shqiptar Brajan Gruda është rikthyer në kampionatin gjerman të futbollit, aty ku ka firmosur me Lajpcig.

21-vjecari ka qenë më herët pjesë e kësaj lige, ku aktivizohej me Mainzin. Te Lajpcig do të mbajë veshur fanellën me numrin 10, ndërsa është bërë dhe prezantimi në rrjetet sociale. Në vitin 2024 Gruda u transferua te Brajton në Premier Lig, aty ku ka luajtur 39 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Skuadrat ishin në bisedime prej javësh me njëra-tjetrën duke vendosur përfundimisht për huazimin e Grudës, që më herët u ble nga Brajton për 30 milionë euro.

The post Sulmuesi shqiptar Gruda rikthehet në Bundesligë, firmos me ekipin e Leipzig appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: