Ylli portugez refuzon të luajë për shkak të menaxhimit dhe investimeve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e radhës të Al Nassr, që përkon me javën e 20-të të Ligës Saudite, kundër Al Riyadh, që do të zhvillohet këtë të hënë në orën 16:45, njofton gazeta portugeze A Bola.

Mungesa e tij nuk lidhet me ndonjë problem fizik apo personal. Sipas burimeve të klubit, CR7 vendosi vetë të mos marrë pjesë, për shkak të pakënaqësive me mënyrën se si Fondi Publik i Investimeve (PIF) po menaxhon Al Nassr, krahasuar me trajtimin që u jepet rivalëve, veçanërisht Al Hilal.

Situata u tensionua edhe nga fakti se Al Hilal ka treguar interes për të blerë shërbimet e Benzema, ndërsa Al Nassr ka realizuar vetëm një transferim këtë afat dimëror, mesfushorin 21-vjeçar nga Iraku, Haydeer Abdulkareem. Sipas A Bola, mungesa e investimeve dhe nënshkrimeve të reja mund të jetë një nga arsyet kryesore që e shtynë Ronaldon të vendosë të mos luante.

Al Nassr renditet aktualisht në vendin e dytë të Ligës Saudite, tre pikë pas liderit Al Hilal, ndërsa ylli portugez mbetet në qendër të vëmendjes për vendimet e tij jashtë fushës.

The post Ylli portugez refuzon të luajë për shkak të menaxhimit dhe investimeve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: