Gjykata Themelore në Prishtinë ka zhvilluar aktgjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte Sërgjan Lazoviq, duke e dënuar me 12 vjet e gjashtë muaj burgim.
Lazoviqit u dënua për krime të kryera në Panorc të Malishevës gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Betimi për Drejtësi.
Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 2024 nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Sipas aktakuzës të siguruar nga kjo media e specializuar në raportime në fushën e drejtësisë, Lazoviq akuzohej se në periudhën 1998-1999, në fshatin Panorc të Malishevës, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar kishin kryer arrestime të kundërligjshme, keqtrajtime fizike dhe psikike të popullsisë civile shqiptare, që nuk ishin të përfshirë në luftë.
Aktakuza thotë se nga 3 shtatori i vitit 1998 deri më 5 tetor të po atij viti, në Panorc, Lazovi, si person i uniformuar, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe me qëllim të frikësimit, dëbimit masiv dhe spastrimit etnik të popullatës shqiptare, ai kishte arrestuar, ndaluar, torturuar, maltretuar fizikisht dhe psiqikisht rreth 500 civilë.
The post Kosovë: Një person dënohet me 12 vite e gjysmë burgim për krime lufte appeared first on Euronews Albania.
