Osmani takim me Parmelin: Kosova, mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në “Facabook” ka bërë me dije se ka zhvilluar një takim me homologun e saj zviceran, Guy Parmelin. Ky takim erdhi në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes.

Osmani e ka cilësuar Parmelin si një mik të madh të popullit të Kosovës. Sipas njoftimit ata diskutuan për hapat konkretë drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ajo theksoi se Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës ndër vite.

“Takimet në Samitin Botëror të Qeverisjes i vazhduam me Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin, një mik i madh i popullit të Kosovës. Pas Davosit, vazhduam diskutimin për hapa konkret drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me mërgatën tonë si urë kyçe e këtij partneriteti”, shkruan Osmani.

The post Osmani takim me Parmelin: Kosova, mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: