Haaland dhe Salah kryesojnë listën e futbollistëve më të pasur në taksa në Mbretërinë e Bashkuar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Erling Haaland dhe Mohamed Salah janë futbollistët që kanë paguar më shumë taksa në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të fundit, sipas Sunday Times. Sulmuesi i Manchester Cityt, Haaland, 25 vjeç, kryeson renditjen me rreth 20 milionë euro taksa, ndërsa Salah nga Liverpooli ndjek me 17 milionë euro.

Pas tyre vijnë Casemiro dhe Raheem Sterling, ndërsa futbollistë të tjerë si Virgil van Dijk, Bruno Fernandes dhe Bernardo Silva po ashtu shquhen për kontributin e lartë tatimor.

Në sektorin e biznesit, vëllezërit Fred dhe Peter Done të Betfred kryesojnë listën, me një pagesë tatimore prej 464.1 milionë eurosh. Së bashku, 100 taksapaguesit më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar kanë paguar 6.679 miliardë euro, një rritje nga 5.782 miliardë eurot e vitit të kaluar.

The post Haaland dhe Salah kryesojnë listën e futbollistëve më të pasur në taksa në Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: