Gjuha serbe përçan Malin e Zi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Çështjet e identitetit në Mal të Zi u hapën sërish.

Debati për gjuhën, shtetësinë dhe flamurin u nxit nga Partia Popullore Demokratike proserbe (DNP) e Millan Knezheviqit, në kohën kur Mali i Zi po shënon përparim në procesin e integrimit evropian.

Pikërisht për këto çështje, DNP-ja u largua nga Qeveria, ndonëse mbijetesa e saj nuk u vu në rrezik.

Qeveria e kryeministrit Millojko Spajiq vazhdon ta ketë shumicën parlamentare edhe pa DNP-në.

Nikolleta Gjukanoviq, ligjëruese në Universitetin Donja Gorica në Podgoricë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se nxitja e paqëndrueshmërisë politike dhe problematizimi i çështjeve të identitetit synojnë ta ndërlikojnë procesin e integrimeve evropiane.

“Mendoj se këtu bëhet më shumë fjalë për ndikim nga Beogradi, sesa për një nevojë reale që këto çështje të vendosen në plan të parë”, thotë ajo.

DNP-ja, e afërt me Beogradin zyrtar, doli nga Qeveria më 30 janar, pasi ajo nuk u deklarua për kërkesat e kësaj partie, në lidhje me çështjet e identitetit.

DNP-ja u largua edhe nga pushteti lokal në Podgoricë.

Ajo kërkon ndryshime kushtetuese për ta bërë gjuhën serbe gjuhë zyrtare, si dhe miratimin e Ligjit për Shtetësinë, i cili do të mundësonte shtetësi të dyfishtë pa të drejtë vote për personat që jetojnë në Serbi, por që janë me origjinë nga Mali i Zi.

The post Gjuha serbe përçan Malin e Zi appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: