Komisioneri i BE-së për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, vlerësoi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania rolin e SPAK në Shqipëri. Ai theksoi se kjo strukturë ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Reforma në drejtësi që Shqipëria miratoi në vitin 2016 ka ndihmuar për trajtimin e këtyre sfidave. SPAK, i themeluar si një shtyllë kryesore e reformës në drejtësi, ka bërë arritje të rëndësishme deri më sot dhe luan një rol kyç në dhënien e rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,” deklaroi Brunner.
The post Brunner për Euronews Albania: SPAK, shtyllë kyçe e Reformës në Drejtësi appeared first on Euronews Albania.
