Aksioni antidrogë në shkallë të gjerë në Maqedoninë e Veriut përfshin Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke synuar goditjen e keqpërdorimeve të mundshme në sektorin e kanabisit mjekësor.
Hetimet u intensifikuan pas sekuestrimit të pesë ton marihuanë në Serbi, për të cilën u ngritën dyshime për origjinën maqedonase. Sipas Prokurorisë, procedurat hetimore vazhdojnë në koordinim me institucionet kompetente dhe po merren në pyetje dëshmitarë për mbledhjen e provave relevante.
“Procedurat po zhvillohen në koordinim me institucionet ligjzbatuese, për të sqaruar plotësisht rastin dhe për të informuar publikun me kohë.”-thuhet në deklaratën e RMV.
Sekuestrimet janë kryer në Shkup dhe rajonin e Strumicës, përfshirë mbi 9 ton marihuanë dhe 1.300 shishe vaj kanabisi nga një person juridik në Shkup, dhe mbi 31 ton marihuanë nga persona juridikë në rajonin lindor.
Nga 60 licencat e dhëna për kultivim të kanabisit mjekësor, 16 janë revokuar për keqpërdorime të ndryshme. Aktualisht nuk raportohet asnjë person i dyshuar ose i ndaluar.
“Nuk ka informacion se droga e sekuestruar në Serbi ka origjinë nga Maqedonia e Veriut. Ministria e Brendshme nuk disponon të dhëna të tilla.”-shprehet kryeministri Mickoski.
Hetimet vazhdojnë për të zbuluar çdo lidhje të mundshme mes marihuanës së sekuestruar dhe subjekteve të dyshuara, ndërsa publikimi i rezultateve pritet të bëhet me përfundimin e procedurave.
Hetimet për kultivim të kanabisit mjekësor dhe keqpërdorime licencash vazhdojnë
The post Aksion i gjerë antidrogë në Maqedoni të Veriut, 40 ton marijuanë të sekuestruara appeared first on Euronews Albania.
