Mbyllet java e 21-të e Kategorisë së Parë, Korabi ndal Skënderbeun

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Java e 21-të e Kategorisë së Parë prodhoi rezultate interesante, teksa kryesuesit e kampionatit, Skënderbeu, u ndalën në transfertë nga Korabi. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Korabi” u mbyll pa gola. Një barazim që mban korçarët në krye të renditjes, por ngushton diferencën me ndjekësit.

Laçi përfitoi maksimalisht nga kjo javë, duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Lushnjes. Suksesi 1-0 në stadiumin “Roza Haxhiu” i mundëson skuadrës kurbinase të afrohet ndjeshëm me kryesuesit, duke e çuar diferencën në vetëm 3 pikë.

Pogradeci u ndal në Fier nga Apolonia, në një ndeshje spektakolare që përfundoi në barazim 2-2, ndërsa Kastrioti regjistroi një fitore të vlefshme përballë Kukësit, duke triumfuar 2-1 në takimin e së shtunës.

Të dielën, java u mbyll me dy barazime. Burreli dhe Iliria u ndanë me rezultatin 1-1, po me të njëjtin rezultat përfundoi edhe përballja mes Besës dhe AF Luftëtarit.

Pas përfundimit të javës së 21-të të Kategorisë së Parë, Skënderbeu kryeson renditjen me 48 pikë, Laçi ndjek me 45 pikë, ndërsa Pogradeci mban vendin e tretë me 40 pikë. Gara për kreun mbetet e hapur dhe çdo javë po bëhet edhe më konkurruese.

Standings provided by Sofascore

The post Mbyllet java e 21-të e Kategorisë së Parë, Korabi ndal Skënderbeun appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: