Juventus u ndal nga Lacio në javën e 24-t të Serisë A, duke regjistruar një barazim 2-2 në Torino. Bardhezinjtë dukeshin të gatshëm për të marrë tre pikë, por përballja me Lazion tregoi formën e paqëndrueshme të skuadrës së udhëhequr nga Spalletti. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e kryeqytetasve pas golit të spanjollit Pedro, ndërsa Isaksen dyfishoi shifrat në fraksionin e dytë. Juventus reagoi me McKennie dhe me një gol të mbrojtësit Kalulu, që siguroi një pikë të vuajtur për ekipin.
Në ndeshjet e tjera të ditës së diel, Interi regjistroi një fitore të thellë 0-5 ndaj Sassuolos në transfertë, duke konfirmuar diferencën me rivalët dhe ruajtur vendin e parë në klasifikim. Dy gola në pjesën e parë nga Bisseck dhe Thuram, ndërsa Lautaro, Akanji dhe Luis Henrique vulosën fitoren në 45 minutëshin e dytë. Zikaltrit kryesojnë me 58 pikë, 8 më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak.
Fitore regjistroi edhe Parma dhe Lece në këtë javë të Serie A, ndërsa Juventus duhet të përmirësojë formën në vijim për të mbajtur hapin me kryesuesit.
The post VIDEO/ Juventus barazon me Lazion, Interi fiton dhe ruan kryesimin appeared first on Euronews Albania.
