Kupa e Italisë rikthehet me një duel tejet interesant, ku në fushë zbresin kampionët në fuqi të Serie A dhe surpriza e këtij sezoni, Como. Të besuarit e Cesc Fabregas kanë shkëlqyer në kampionat dhe shpresojnë të vazhdojnë formën e mirë edhe në kupë, ku në çerekfinale do të përballen me napoletanët.
Në letër, Napoli është favorit, por fushës i takon të vendosë ndërsa pas eliminimit nga Champions League, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ka fokus të shtuar në këtë kompeticion.
Nga ana tjetër, Como synon të afrohet me zonën e Europës në Serie A, duke kërkuar një vend mes skuadrave që do të luajnë në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm. Kupa e Italisë mund të ofrojë një mundësi shtesë, pasi fituesi kualifikohet në Europa League dhe në finalen e Superkupës së Italisë.
The post Rikthehet Kupa e Italisë, Como sfidon Napolin appeared first on Euronews Albania.
