Ministrja e Brendshme e Portugalisë, Maria Lucia Amaral, dha dorëheqjen pas kritikave për mënyrën se si qeveria trajtoi përmbytjet dhe stuhitë që goditën vendin javët e fundit.
Amaral deklaroi se nuk ishte më në kushtet personale dhe politike për të vazhduar detyrën. Deri në emërimin e një zëvendësuesi, detyrat e ministres do t’i marrë përkohësisht kryeministri Montenegro.
Qeveria ka qenë nën presion të madh nga partitë opozitare dhe komunitetet lokale për përgjigjen e ngadaltë ndaj stuhive të forta, që shkaktuan përmbytje të shumta, dëme të mëdha materiale dhe humbje jetësh.
The post “Qeveria nuk reagoi mjaftueshëm ndaj përmbytjeve”, Ministrja e Brendshme e Portugalisë jep dorëheqjen appeared first on Euronews Albania.
