Sekuestrohen gjashtë granata dhe uniforma policore në veri të Kosovës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevina të Zubin Potokut policia e Kosovës gjeti dhe sekuestroi gjashtë granata dhe uniforma të policisë së Kosovës.

“Më 10.2.2026, rreth orës 23:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë-Veri, gjatë patrullimit kanë pranuar informacion se në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevina Zubin, ka mjete të dyshuara ilegale. Pas kontrollit, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar:  6 granata dore dhe 2 këmisha të Policisë së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ndërhyri edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila i tërhoqi mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.

Deri tani nuk u raportua për ndonjë të arrestuar.

The post Sekuestrohen gjashtë granata dhe uniforma policore në veri të Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: