Zubin Potok: Gjenden 6 granata dhe uniforma të Policisë së Kosovës në një shtëpi të braktisur

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Këtë të mërkurë në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevina të Zubin Potokut, policia ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë granata dhe uniforma të policisë së Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga vetë policia në një komunikim për mediat dhe se ka cituar se deri më tani nuk ka të arrestuar.

 “Më 10.2.2026, rreth orës 23:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë-Veri, gjatë patrullimit kanë pranuar informacion se në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevina Zubin, ka mjete të dyshuara ilegale. Pas kontrollit, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar: 6 granata dore, 1 maicë dhe 2 këmisha të Policisë së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes intervenoi edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila i tërhoqi mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt dhe pa incidente. Deri tani nuk u raportua për ndonjë të arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Zubin Potok: Gjenden 6 granata dhe uniforma të Policisë së Kosovës në një shtëpi të braktisur appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: