VIDEO/ Tramvaji del nga shinat në Sarajevë, humb jetën një person! Plagosen 4 të tjerë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një aksident është regjistruar këtë të enjte në Sarajevë në Bosnje-Hercegovinë. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momenti kur një tramvaj del nga shinat duke u përplasur me mjetet në rrugë.

Pamjet e publikuara janë regjistruar nga një kamera e një automjeti që ishte ndalur në semafor. Tramvaji po udhëtonte drejt Bashçarshisë kur doli nga shinat në kryqëzimin përpara Muzeut Kombëtar,.

Ministria e Brendshme njoftoi se një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën. Të plagosurit kanë marrë ndihmë mjekësore menjëherë pasi në vendngjarje, rastësisht ndodhej edhe një ambulancë.

3 prej të plagosurve ndodhen në spital. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident.

The post VIDEO/ Tramvaji del nga shinat në Sarajevë, humb jetën një person! Plagosen 4 të tjerë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: