Arsenali hodhi një hap fals në javën e 26-të të kampionatit anglez, ku barazoi në transfertë me BRentford në një duel që rezultoi më i vështirë nga sa pritej. Të besuarit e Mikel Artetës hasën vështirësi përgjatë gjithë takimit dhe si rrallëherë këtë sezon, kundërshtari i tyre luajti më mirë.
Një 90 minutësh i luftuar nga të dyja skuadrat, por me Arsenalin që asnjëherë nuk ofroi siguri për të shkuar drejt 3 pikëshit.
Me këtë rezultat, topçinjtë i vështirësojnë edhe më tepër pozitat, pasi janë vetëm 4 pikë para Man Cityt që i ndjek këmba këmbës dhe renditet i dyti. Pjesa e parë u mbyll me shifra të bardha dhe me një Brentford më kërkues, por që nuk gjeti dot rrugën e rrjetës. Në fraksionin e dytë Madueke kaloi përpara topçinjtë, një avantazh që do të zgjaste vetëm 10 minuta, pasi vendësit barazuan me Lewis-Potter.
Në vijim asgjë nuk ndryshoi, përballja përfundoi 1-1 dhe nga e gjithë kjo përfiton Man City që nga java në javë pret ndalesën e kryesuesve.
The post Arsenal barazon më Brentford dhe e sheh veten 4 pikë para Man City appeared first on Euronews Albania.
